Sport

VIDEO / Liverpool fiton dhe çon në 5 pikë diferencën me Cityn!

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot mori tri pikë falë golit të Darëin Nunez që në minutën e 18-të dhe finalizimit të Mohamed Salah në të 84-tën.

10 Nëntor 2024, 00:45 Nga DOSJA
VIDEO / Liverpool fiton dhe çon në 5 pikë diferencën me

ANGLI - Liverpooli nuk bën blof përballë Aston Villas në Anfield në javën e 11-të të Premier League-s. Pas humbjes së papritur të Manchester City-t në fushën e Brightonit, “The Reds” u erdhi shansi për t’u arratisur dhe nuk e lanë mundësinë t’u ikte nga duart.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot mori tri pikë falë golit të Darëin Nunez që në minutën e 18-të dhe finalizimit të Mohamed Salah në të 84-tën.

Nga një rrezik në portën e Liverpoolit, loja u zhvendos menjëherë në gjysmëfushën e Aston Villas, që u kap ne befasi nga Salah, ndaj të cilit u ndërhy në mënyrë të parregullt, por aksionin e ndoqi Nunes, i cili pasi shmangu portierin, e çoi topin në rrjetë në një pozicion diagonal.

 Në pjesën e dytë Villans u munduan të shmangnin humbjen, por pësuan edhe golin e dytë që mban firmën e egjiptianit Salah. Liverpooli pas këtij suksesi kryeson me 28 pikë, pesë më shumë se Manchester City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll