Sport

Superiorja/ Teuta 'befasohet" në shtëpi, Skënderbeu largohet me pikë nga Durrësi...

Teuta - Skënderbeu mbyllet në barazim 1-1. Bismark shënoi për korçarët, ndërsa Preknicaj ekulibroi shifrat

9 Nëntor 2024, 21:13 Nga DOSJA

Superiorja/ Teuta 'befasohet" në shtëpi, Skënderbeu

DURRES - Paqe në "Niko Dovana" në javën e 13-të të Superiores. Edhe pse ishte një ndeshje intriguese mes Teutës dhe Skënderbeut, në fund të 90 minutave nuk pati fitues, pasi takimi përfundoi 1-1.

Vendasit dominojnë lojën, krijojnë shumë, por janë korçarët ata që mbyllin pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Bismark (40’). Teuta bën lojën, ndërsa korçarët mbrohen mirë dhe mundohen të rrezikojnë me kundërsulme të shpejta.

Në pjesën e dytë durrsakët arrijnë që të gjejnë golin e barazimit me Preknicaj (67’) brenda zonës. Teuta kërkon me ngulm golin e avantazhit, madje shënon me Kotobellin në minutat shtesë, por goli nuk vlen, pasi kapiteni durrsak ishte në pozicion jashtë loje.

Mbyllet pa fitues kjo ndeshje e javës së 13-të, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Teuta ngjitet në kuotën e 17 pikëve, ndërsa Skënderbeu shkon në kuotën e 12 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll