Sport

VIDEO / Juventusi fiton pastër derbin e Torinos!

Kaq mjaftoi që Juventusi të merrte tri pikët në derbi, duke barazuar Interin në renditje me 24 pikë.

10 Nëntor 2024, 00:43 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi fiton pastër derbin e Torinos!

ITALI - Juventusi fiton derbin e Torinos dhe u bën presion dy ekipeve kryesuese të Serisë A, Napoli dhe Inter, që përplasen me njëri-tjetrinnë “San Siro” këtë të diel. Në “Allianz Stadium”, përballë Torinos, “Zonja e Vjetër” komandoi ndeshjen duke shënuar nga një gol në çdo pjesë, për rezultatin final 2-0.

E zhbllokoi rezultatin Weah që në minutën e 18-të, pas një depërtimi të Cambiasos, goditja e të cilit u ndal nga portieri, që s’mund të bënte asgjë më pas kur topi shkoi të këmbët e sulmuesit. Golin e dytë e shënoi Yildiz në minutën e 84-t, por merita kryesore shkon për portugezin Conceiçao, që dha asist perfekt për shokun skuadrës.

Kaq mjaftoi që Juventusi të merrte tri pikët në derbi, duke barazuar Interin në renditje me 24 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll