9 Nëntor 2024, 12:28
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita shqiptare ka arsye për të festuar fitoren e Trump sepse ajo u godit nga e majta amerikane dhe Sorosi. Berisha gjithashtu u shpreh se kanë ndodhur ndryshime në kahje shumë të favorshme për lirinë, për dinjitetin, për vlerat universale të individit dhe shoqërive të lira në mbarë botën. Më tej ai tha se rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon një fitore të madhe për vlerat konservatore në SHBA.
"Të dashur qytetarë që ndiqni dhe merrni pjesë sot në këtë bisedë timen me ju nëpërmjet rrjeteve sociale, së pari dëshiroj t’u përshëndes përzemërsisht dhe t’u falënderoj me mirënjohjen më të madhe për ndjekjen e bisedës dhe mbështetjen tuaj. Së dyti, kam kënaqësinë që sot bisedoj në një kohë kur pas bisedës së mëparshme gjer sot kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Kanë ndodhur ndryshime në kahje shumë të favorshme për lirinë, për dinjitetin, për vlerat universale të individit dhe shoqërive të lira në mbarë botën.
Nuk mohohet se rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon një fitore të madhe për vlerat konservatore në SHBA, por për vlerat konservatore në mbarë botën, për ata të cilët iu besojnë dhe i kanë të shtrenjta, të çmuara këto vlera. Një dallgë marksiste që sundoi apo kulmoi katër vitet e fundit në SHBA, theu qafën në kuptimin që ajo u hodh poshtë në mënyrë plebishitare nga zgjedhësit, qytetarët amerikanë dhe fatmirësisht pas disfatës së flamurmbajtësve të kësaj dallge, sot po lexoja se shumica dërrmuese e mbështetësve të zëvendëspresidentes Harris po rikthejnë mbështetjen e tyre për presidentin Trump.
Në këtë mënyrë unë besoj se çdo njeri i mirë beson në vlerat konservatore si vlerat më të mira. Ka pasur një rast të festojmë këtë fitore. Por dy herë më shumë shqiptarët, opozita shqiptare, sepse këto vite, kjo opozitë u përball jo vetëm me narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë, por për fat të keq u përball me grushtin e shtetit të organizuar kundër saj si forcë konservatore nga e majta amerikane, nga Xhorxh Soros dhe qëndrat që ai ndikonte, lobonte. Kështu që kjo ishte një periudhë trevjeçare shumë e vështirë për opozitën, por edhe për qytetarët shqiptarë," tha Berisha.
sali berisha
Politike
9 Nëntor 2024, 11:45
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën e shka...
Politike
9 Nëntor 2024, 11:34
M.B
Lulzim Basha dhe Endri Shabani
TIRANA- Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e Partisë De...
Politike
9 Nëntor 2024, 11:30
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e shkuar se është në fazë të avancuar diskutimi me Endri Shabani...
Politike
9 Nëntor 2024, 10:02
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot episodin e radhës së podkastit të tij "Flasim". Rama tha se e mendon heqje...
Politike
9 Nëntor 2024, 09:55
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij "Flasim" ka folur për momentet e tij si artist dhe jo si kreu i qeverisë.&n...
Politike
8 Nëntor 2024, 22:56
M.B
Lulzim Basha
TIRANA- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar sot përçarjen e opozitës dhe sipas tij ndikimin e kryeministrit Edi Rama...
Politike
8 Nëntor 2024, 21:53
M.B
Francesco Beccheti
ITALIA- Biznesmeni italian Francesco Beccheti që kërkon 100 milionë euro nga Shqipëria, tani duket se i ka pun&...
Politike
8 Nëntor 2024, 21:39
ZH.LL
Francesco Becheti
ITALIA- Dalin në dritë të tjera detaje që demaskojnë Francesco Bechettin si ndërtues skemash mashtrimi. Het...
Politike
8 Nëntor 2024, 21:45
M.B
Francesco Bechetti
ITALIA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga çështja "Bechetti" teksa një studio e huaj ligjore tre...
Politike
8 Nëntor 2024, 20:53
M.B
Anija
ITALIA- Anija "Libra" e marinës italiane ka mbërritur sot në portin e Shëngjin me 8 emigrantë në bord. Fillimisht ...