Politike

"Pjesa e artit është relaksuese"/ Rama rrëfehet si artist: Futem në “shpellë” dhe bëj detoks

Rama në podcast-in "Flasim" tha se shfrytëzon momentin për të bërë art ose gjatë një bisede, ose kur ka një të shtunë apo të dielë që është më e lehtë. 

9 Nëntor 2024, 09:55 Nga E. D
"Pjesa e artit është relaksuese"/ Rama rrëfehet si
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në podcast-in e tij "Flasim" ka folur për momentet e tij si artist dhe jo si kreu i qeverisë. Gjithashtu Rama shprehet se pjesa e artit është relaksuese për të. Rama në podcast-in "Flasim" tha se shfrytëzon momentin për të bërë art ose gjatë një bisede, ose kur ka një të shtunë apo të dielë që është më e lehtë. 

“Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose të dielë që është më e lehtë shkoj dhe futem në shpellën e Dules edhe aty kam bekimin që duke i pasur duart gjithë baltë dhe ngjyra nuk prek telefonin. Jam i shkëputur, bëj një detoks”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll