Politike

Detaje të reja dalin në dritë/ Dëshmia e ish-avokatit të Becchetti-t: E njihja ish-drejtuesin e gjykatës

Hetimi i ri, që përmes përgjimeve dhe intervistave me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, zbulon qartë se si biznesmeni italian "orkestron skema mashtrimi të paramenduara për të fituar arbitrazhe.”

8 Nëntor 2024, 21:39 Nga ZH.LL
Detaje të reja dalin në dritë/ Dëshmia e ish-avokatit
Francesco Becheti

ITALIA- Dalin në dritë të tjera detaje që demaskojnë Francesco Bechettin si ndërtues skemash mashtrimi. Hetimi i ri, që përmes përgjimeve dhe intervistave me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, zbulon qartë se si biznesmeni italian "orkestron skema mashtrimi të paramenduara për të fituar arbitrazhe.”

Pjesë e detajeve demaskuese është edhe kjo bisedë që presidenti i gjykatës fillestare, Michael Pryles, tregon se kishte një marrëdhënie miqësore me këshilltarin kryesor të Bechetit, David Rivkiv. Një marrëdhënie kjo për më shumë se 12 vjet.

"E njoh shumë mirë Michael. Unë, me siguri do ta shoh atë në një konferencë të madhe në Hong Kong pas disa javësh."

Agent: Doja të të pyesja sa e njihje atë?
Dr: Michael? E njoh shumë mirë, e njoh shumë mirë.

Agjenti: Si mik?
Dr: Po. Michael është i shkëlqyer. Një nga arbitrat më të fortë që ekziston.

"Kur SIAC (Qendra Ndërkombëtare e Arbitrazhit të Singaporit) në Singapor vendosi të bëhej një institucion më ndërkombëtar, i kërkoi Michael të ishte kryetar dhe Michael solli një gjykatë shumë ndërkombëtare, duke përfshirë mua. Dhe kështu, po, Michael, ju e dini, ka një përvojë shumë të fortë. Michael është ekselent."

francesco becheti pergjimet detaje te reja

Sondazh

Poll