Politike

Basha deklaroi se janë në diskutime për bashkëpunim në zgjedhjet e 2025, Endri Shabani e përgënjeshtron: Zero shanse!

Me anë të një postim në rrjetet sociale, Endri Shabani shkruan se ka zero shanse që ai apo "Nisma Thurje" të jenë bashkë me Bashën në zgjedhjet e 2025-ës.

9 Nëntor 2024, 11:34 Nga M.B
Basha deklaroi se janë në diskutime për bashkëpunim në
Lulzim Basha dhe Endri Shabani

TIRANA- Kreu i nismës “Thurje”, Endri Shabani ka përgënjeshtruar ish-kreun e Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet, Lulzim Basha, i cili deklaroi mbrëmjen e shkuar se janë në fazë të avancuar diskutimi me njëri-tjetrin për bashkëpunim për zgjedhjet e vitit 2025.

Me anë të një postim në rrjetet sociale, Endri Shabani shkruan se ka zero shanse që ai apo "Nisma Thurje" të jenë bashkë me Bashën në zgjedhjet e 2025-ës.

“Ka zero shanse që unë apo Nisma Thurje të jemi bashkë me Lulzim Bashën në zgjedhjet e 2025-ës. Pikë”, shkruan Shabani.

Basha deklaroi se janë në diskutime për bashkëpunim në

Nga ana tjetër, Basha ka deklaruar mbrëmjen e shkuar se është në fazë të avancuar diskutimi me Endri Shabanin e “Nismës Thurje”, për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025.

Në emisionin ‘Log’ në News24, Basha është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund t’i mohohet një alternative e vërtetë. Ai ka shtuar se gjithashtu ka individë që nuk duan të mbeten sipas tij në kafazin e kryeministrit Edi Rama.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund t'i mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

lulzim basha endri shabani

Sondazh

Poll