Politike

"Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira!" Basha: Në diskutime me “Nisma Thurje” për të dalë bashkë në zgjedhje

Basha është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund t’i mohohet një alternative e vërtetë.

9 Nëntor 2024, 11:30 Nga M.B
"Ka individë që kanë dhënë kontribut në
Lulzim Basha

TIRANA- Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e shkuar se është në fazë të avancuar diskutimi me Endri Shabanin e “Nismës Thurje”, për bashkëpunim elektoral në zgjedhjet e 2025. Në emisionin ‘Log’ në News24, Basha është shprehur se ka individë që besojnë se vendit nuk mund t’i mohohet një alternative e vërtetë. Ai ka shtuar se gjithashtu ka individë që nuk duan të mbeten sipas tij në kafazin e kryeministrit Edi Rama.

“Me Shabanin dhe aktorë të tjerë politikë jemi në fazë të avancuar të diskutimit të bashkëpunimit elektoral në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka individë që kanë dhënë kontribut në kohë të vështira të Shqipërisë dhe besojnë se vendit nuk mund t'i mohohet një alternative e vërtetë dhe të mbetet në kafazin e zotit Rama dhe kë ai do të ketë përballë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll