Politike

Atentati në Shkodër/ VanHorn: Kalimtarë të pafajshëm humbën jetën, kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi

Ajo shtoi se puna e punonjësve që u certefikuan mbron bashkëqytetarët në mënyra shumë konkrete.

8 Nëntor 2024, 20:22 Nga M.B
Atentati në Shkodër/ VanHorn: Kalimtarë të pafajshëm
Nancy VanHorn

TIRANA- Në ceremoninë e certifikimit të punonjëve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët u trajnuan për 3 javë nga ekspertë të misionit ICITAP, E Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn përmendi në fjalën e saj edhe atentatin e 30 tetorit në Shkodër. VanHorn tha se kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Ajo shtoi se puna e punonjësve që u certefikuan mbron bashkëqytetarët në mënyra shumë konkrete.

“Vetëm javën e kaluar, kalimtarë të pafajshëm humbën jetën në Shkodër. Kështu që, kostoja e krimit nuk është vetëm humbje në të ardhura apo mundësi, por edhe në jetë njerëzore shqiptare. Puna juaj mbron bashkëqytetarët tuaj në mënyra shumë konkrete”, tha VanHorn.

nancy vanhorn

Sondazh

Poll