Politike

Berisha: Mosbindja civile para Bashkisë së Tiranës i ka kall datën kryehajdutit të Tiranës, Erion Veliaj

Berisha shprehet Shqipëria sot udhëhiqet nga krimi, ndaj ai fton qytetarët që të vazhdojnë me këtë bejë. Sipas Berishës, mosbindja civile e ka shndërruar tashmë në hije kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj.

8 Nëntor 2024, 20:09 Nga ZH.LL
Berisha: Mosbindja civile para Bashkisë së Tiranës i ka kall
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha është ndalur edhe te protesta e qytetarëve të Tiranës kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, duke i ftuar që të vazhdojnë të pamposhtur mosbindjen civile.

Berisha shprehet Shqipëria sot udhëhiqet nga krimi, ndaj ai fton qytetarët që të vazhdojnë me këtë bejë. Sipas Berishës, mosbindja civile i ka kall datën dhe e ka shndërruar tashmë në hije kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj.

"Të dashur miq, Shqipëria sot udhëhiqet nga krimi, udhëhiqet nga bandat e krimit, nga mafia ndërkombëtare. 

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka patur nevojën më jetike për dashurinë tonë se sot, për sakrificën tonë, për guximin tonë.

Ndaj edhe, ju ftojmë të vazhdojmë ne të pamposhtur mosbindjen civile.

I përshëndes përzemërsisht ata qytetarë dhe qytetare që vazhduan edhe sot mosbindjen civile para Bashkisë së Tiranës. I keni kall datën! I keni kall tmerrin! E keni shndërruar në hije kryehajdutin e Tiranës, Erion Veliaj.

Ju garantoj se së shpejti do ta varni në shtyllën e turpit kombëtar këtë hajdut të pafytyrë!

Ndaj edhe, ju ftoj të pamposhtur të vazhdojmë këtë betejë.

Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë!

Fitore! Fitore! Fitore!", tha Berisha.

sali berisha erion veliaj mosbindje civile

Sondazh

Poll