Aktualitet

Klani shqiptar i trafikut të kokainës përfshiu edhe biznesmeni italian/ Jepet dënimi për 18 të përfshirët, shumica shqiptarë (EMRAT)

Siç raportohet nga mediat italiane dje ishte vendimi i radhës, ndaj Gianluca Fiores, shoferit të kamionit në Forli, i afërm i një ndaj zyrtarëve vendas, që u dënua përfundimisht me 8 muaj më shumë se ai që kërkoi më 12 Shtator gjatë pretencës prokurori i DDA-së së Bolonjës, Roberto Ceroni. 

9 Nëntor 2024, 10:23 Nga E. D
Klani shqiptar i trafikut të kokainës përfshiu edhe biznesmeni
Gianluca Fiore

BOLONJA- Rrjeti shqiptar i tafikut të dogës dyshohej se kishte arritur të depërtonte deri në zyrtarët e lartë vendas në Bolonja duke rekrutuar për shërbime të caktuara dhe bashkëpunim në transport të ngarkesave të kokainës që vinte nga Amerika e Jugut dhe shpërndahej kryesisht në Emilia-Romagna.

Siç raportohet nga mediat italiane dje ishte vendimi i radhës, ndaj Gianluca Fiores, shoferit të kamionit në Forli, i afërm i një ndaj zyrtarëve vendas, që u dënua përfundimisht me 8 muaj më shumë se ai që kërkoi më 12 Shtator gjatë pretencës prokurori i DDA-së së Bolonjës, Roberto Ceroni.

Ai u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së 50 mijë euro gjobë dhe shpenzimeve gjyqësore.  Gjithashtu ai është fajtor për bashkëpunim në trafikim droge me kamion të organizatës shqiptare. Gjithsej dje ishin 17 dënime. Mes tyre 3 shqiptarët e dyshuar si drejtues, Redi Hoxha, me 20 vjet burg dhe të afërmit Agim dhe Bashkim Proshka, 19,4 dhe 19,6 vite izolim.

Hetimet treguan se sipërmarrësi lokal Fiore, ishte i implikuar në rrjetin e narkotrafikut, ku u dyshua i përfshirë gjithashtu edhe ish-anëtari i Ligës së Forlit, Gianluca Pini, i cili në qershor 2023 u arrestua për episode korrupsioni, që u lidhën me furnizimin me maska ​​​​dhe pajisje mbrojtëse nga Kina për të furnizuar Autoritetin Shëndetësor Lokal Romagna, gjatë emergjencës Covid-19.

Pini më pas pranoi një dënim total prej një viti, 11 muaj e 14 ditë, me pezullim me kusht. Por emri i Pinit një i njohur i biznesmenit Gianluca Fiore nuk u lidh kurrë me hetimin e drogës, për mungesë provash direkte. Në verën e vitit të kaluar, hetimi për trafikun ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 13 personave, kryesisht banorë në provincën e Forlit: u sekuestruan rreth 114 kilogramë kokainë, 37 kilogramë hashash dhe më shumë se një milion euro.

Emri i Fiores doli për herë të parë në gusht 2020, kur u arrestuan dy vëllezër italianë, të cilët po sillnin 28 kilogramë kokainë në Itali nga Belgjika, në bordin e një kamioni, të ndjekur nga një makinë në të cilën udhëtonin Fiore dhe një shqiptar. Kaq u desh dhe nisi që organizata me 18 anëtarë të zbërthehej.

Mediat vendase bëjnë të ditur se nga hetimi i drogës dolën dy shoqata kriminale: njëra në Emilia, tjetra në Romagna, që vepronin midis provincave Forlì-Cesena dhe Rimini, të lidhura me njëra-tjetrën dhe të karakterizuara nga një strukturë e fortë hierarkike. 

gianluca fiore

Sondazh

Poll