Aktualitet

EMRI/ "Porositi Amarildo Nikollin!" Akuzohet nga GJKKO se organizoi vrasjen e 2 personave në Vlorë, ekstradohet nga Spanja 47-vjeçari me 2 mbiemra

Mësohet se 47-vjeçari u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”.

9 Nëntor 2024, 09:12 Nga M.B
EMRI/ "Porositi Amarildo Nikollin!" Akuzohet nga GJKKO se organizoi
Foto nga aeroporti

TIRANA- 47-vjeçari Leonard Luzi alias Leonard Sejno i akuzuar nga GJKKO se ka organizuar vrajen e 2 personave në Vlorë (krim i parandaluar), është ekstraduar nga Spanja. Konkretisht ai kishte organizuar dhe porositur Amarildo Nikollin për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, ngjarje kjo e mbetur në tentativë pasi ekzekutori u arrestua në flagrancë.

Mësohet se 47-vjeçari u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”. Po ashtu bëhet me dije se GJKKO i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

NJOFTIMI:

Ekstradohet nga Spanja, shtetasi L. L. alias L. S., i cili akuzohet nga GjKKO-ja se organizoi vrasjen e 2 shtetasve në Vlorë (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Shtetasi L. L. alias L. S., u arrestua në Spanjë, gjatë operacionit të koduar “Rekrutuesi”.

Si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Spanjës, në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit, u ekstradua nga Spanja, shtetasi L. L. alias L. S., 47 vjeç, i lindur në Vlorë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

47-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, kishte organizuar vrasjen e shtetasve E. M. dhe I. H. Ky krim u parandalua nga Policia, pasi shtetasi A.N, u arrestua para se të kryente vrasjet. Shtetasit A. N., në momentin e arrestimit, iu sekuestrua pistoleta me fishek në fole, e gatshme për qitje.

 

Dështimi i atentatit:

Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, kur policia ka ndaluar për kontroll vrasësin me pagesë, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin. Konkretisht atij iu gjetën një arsenal armësh si një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.

spanja ekstradim

Sondazh

Poll