Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.

9 Nëntor 2024, 07:16 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare. Në orët e mëngjesit do të vijojë të mbetet prezentë mjegulla e dendur apo mjegullina kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s ndërsa hera-herës me rrahje era në lugina dhe bregdet me shpejtësi deri në 6-10 m/s.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 18 °C,

në vendet e ulëta: 6 / 17 °C,

në vendet malore: 2 / 12 °C.

moti

Sondazh

Poll