Aktualitet

"Vrasje për hakmarrje!" Porositi ekzekutimin e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, si dështoi atentati i organizuar nga Leonard Luzi, roli i Amarildo Nikollit

Konkretisht 47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje.

9 Nëntor 2024, 09:50 Nga M.B
"Vrasje për hakmarrje!" Porositi ekzekutimin e Ervis Matodashajt
Leonard Luzi alias Leonard Sejno

VLORA- Leonard Luzi alias Leonard Sejno, 47-vjeç është ekstraduar nga Spanja pasi akuzohet nga GJKKO se organizoi vrasjen e 2 personave në Vlorë.

Konkretisht 47-vjeçari akuzohet se më datë 08.08.2023, kishte organizuar vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullës, por ky krim u parandalua nga Policia pasi policia arrestoi në gusht 2023 Amarildo Nikollin me pistoletë gati për qitje.

6 muaj pas arrestimit të Nikollit, u zbardh që objektiv i atentatit të këtij grupi kriminal kishte qenë i forti i Vlorës, Inez Hajrulla. Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga edhe Muharem Koroveshi. Ndërkohë, në kërkim rezulton ende Erio Zejno.

Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij. 

leonard luzi

Sondazh

Poll