Aktualitet

Zjarr dhe tym masiv në fushën e mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit, dyshohet për akt të qëllimshëm, situata problematike për banorët

Gjithashtu bëhet me dije se shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve.

9 Nëntor 2024, 08:30 Nga M.B
Zjarr dhe tym masiv në fushën e mbetjeve të inceneratorit të
Foto nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Fusha e mbetjeve tek inceneratori i Elbasanit është përfshirë nga flakët që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Raportohet se flakët janë përhapur në një pjesë të madhe të territorit në fjalë.

Momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, por dyshimet janë për zjarrvënie edhe pse siguria në të gjithë zonën ku ndodhet inceneratori është e shkallës së lartë.

Gjithashtu bëhet me dije se shtëllunga gjigande e tymit dhe era e keqe e shkaktuar nga djegia e mbeturinave është përhapur në të gjithë lagjen periferike të qytetit të Elbasanit duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e banorëve.

Po ashtu mëshohet se po punohet nga ana e zjarrfikësve për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, gjatë dy viteve të fundit, është raportuar se landfilli i Elbasanit është përfshirë nga flakët disa herë. 

elbasan

Sondazh

Poll