Politike

Berisha: Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga Xhorxh Sorosi, armik i egër i qënies tonë kombëtare

Gjatë tubimit të përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës', Berisha iu bëri thirrje dhe ftoi çdo qytetarë që të votojnë me mosbindje civile dhe revoltë kundër asaj që ai e quan 'qeveri kriminale'.

8 Nëntor 2024, 19:52 Nga ZH.LL
Berisha: Është jetike për shpëtuar Shqipërinë nga
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te rreziku i shkaktuar në Shqipëri nga Xhorxh Sorosi, ky i fundit sipas Berishës, është armiku i demokracisë shqiptare.

Gjatë tubimit të përnatshëm në 'Rrugën e Shpresës', Berisha iu bëri thirrje dhe ftoi çdo qytetarë që të votojnë me mosbindje civile dhe revoltë kundër asaj që ai e quan 'qeveri kriminale'.

"Miqtë e mi, kjo ngjarje fton çdo shqiptar të ngrihet para se të votojnë te kutitë e votimit, të votojnë me mosbindje civile!

Të votojnë me përballje!

Te votojnë me zemërim!

Të votojnë me revoltë kundër narkoshtetit, Edi Ramës, organizatës së tij kriminale që quhet qeveri, narkozyrtarëve të tij, organizatës kriminale të Skapit të partisë.

Është jetike, është vendimtare për shpëtuar Shqipërinë të shndërruar në kopështin e helmuar të Xhorxh Sorosit, këtij armiku të egër të qënies tonë kombëtare, të demokracisë shqiptare.

Këtij kryekorruptori, kryecensori të planetit.

Të dashur miq, Shqipëria sot ngjet me të sëmurin të shtruar në spital urgjence. Pret ne, pret qytetarët e saj t’i rikthejnë shëndetin dhe gjallërinë, jetën dhe fuqinë.

Ta shpëtojmë nga këta hajna që e vjedhin dhe e plaçkisin çdo ditë nga mëngjesi në darkë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj dhe përzenë shqiptarët nga dheu i tyre." është shprehur Berisha.

sali berisha xhorxh sorosi

Sondazh

Poll