Politike

Kallëzimi i PS-së në SPAK për Hotin/ Bardhi ironizon te Komisioni i Ligjeve: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit? S’do e lejoja të më ishte vrarë Klotilda Bushka

Ai pyeti gjatë mbledhjes se sa lekë u shpenzua nga SPAK për ekspertizën. Bardhi vazhdoi edhe më tej ironinë duke u shprehur se sa para shpenzoi SPAK për të bërë analizat e gjësë që i kishte tmerruar teksa shtoi se Hoti desh i vrau ministrat me erë të keqe.

8 Nëntor 2024, 13:19 Nga N.F

Kallëzimi i PS-së në SPAK për Hotin/ Bardhi ironizon te

Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Gjatë fjalës së tij Bardhi ka ironuzuar Partinë Socialiste për kallëzimin në SPAK ndaj deputetes së PD, Elda Hoti për hedhjen e parfumit në Kuvend.

Ai pyeti gjatë mbledhjes se sa lekë u shpenzua nga SPAK për ekspertizën. Bardhi vazhdoi edhe më tej ironinë duke u shprehur se sa para shpenzoi SPAK për të bërë analizat e gjësë që i kishte tmerruar teksa shtoi se Hoti desh i vrau ministrat me erë të keqe.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klodilda Bushka, i kërkoi ti lërë ironitë ndërsa kreu i Grupit të PD-së iu përgjigj se nuk ironi, por janë para nga buxheti dhe janë të shkruara në fatura të ekspertizës.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit të Elda Hotit se janë shumë kurioz? Sa lekë shpenzuat si SPAK për t’i bërë analizat një gjëje që kishte tmerruar, Pandi ti rri se nuk e nuhate, e nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe.


Jam shumë kurioz, prokurorja kur e kishte pyetur i ka thënë: E ke blerë jashtë apo brenda, se po ta kishte blerë jashtë do e çonte për ekspertizë jashtë. Shiten në çdo market, nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka, do të ishte gjë e rëndë.

Bushka: Lëri ironitë

Bardhi: Nuk janë ironi, janë para buxheti, harxhohen! E dini sa ka shkuar fatura e ekspertizës

Prokurori Shehu: Ju bëtë një pyetje për një çështje konkrete dhe ne nuk jemi të autorizuar të japim komente, s’mund të japim komente.

bardhi komisionii ligjeve buxheti 2025

Sondazh

Poll