Dëmtim i tmerrshëm për Mauro Icardin, sezoni ka përfunduar për argjentinasin!
TURQI - Për pak më shumë se dy vjet, Mauro Icardi ka qenë në gjendje të rifillojë karrierën e tij në mënyr&e...
“Special One” kërkon një stol tjetër në Angli dhe pas Chelsea-t (dy herë), Manchester United dhe Tottenhami, ia ka vënë syrin skuadrës së Newcastle.
TURQI - A po rikthehet vërtet José Mourinho në Premier League? A ka përfunduar tashmë ‘martesa’ e tij me Fenerbahçen? Sipas “The Guardian’, Neëcastle e sheh trajnerin portugez si zëvendësuesin ideal të Eddie Howe, i cili do të largohet nga “Magpies”.
“Special One” kërkon një stol tjetër në Angli dhe pas Chelsea-t (dy herë), Manchester United dhe Tottenhami, ia ka vënë syrin skuadrës së Newcastle.
Tabloidi anglez shkruan se Mourinho i pakënaqur te Fenerbache dhe kontaktet e drejtpërdrejta me ndërmjetësit e klubit anglez për të marrë përditësime mbi shkarkimin e Howe janë një e dhënë e rëndësishmë.
Trajneri aktual i “Magpies” ishte në fije të perit para suksesit ndaj Arsenalit (1-0), pasi nuk kishte fituar në 5 ndeshje në ligë. Newcastle ndodhet në vendin e njëmbëdhjetë të tabelës, vite dritë larg ambicieve sezonale të drejtuesve.
Dhe ndërsa pozicioni i Eddie Howe po lëkundet, ka edhe më shumë. Mourinho tashmë është takuar me presidentin e Newcastle, Yasir al-Rumayyan, në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në mars. Një "takim" thjesht shoqëror, por “The Guardian” pohon se lidhja është ende aty, e paprekur. Kohët e fundit Mourinho kishte bërë deklarata kontradiktore për futbollin turk dhe mbi të gjitha për dëshirën e tij për t'u rikthyer herët a vonë në Premier League.
"Unë kurrë nuk i kisha parë ndeshjet e kampionatit turk derisa erdha këtu, sepse askush jashtë vendit nuk dëshiron t’i shohë. Kush dëshiron të shikojë kampionatin turk jashtë vendit? Ata kanë Premier League, Ligue 1, Bundesligë, ligën portugeze, Eredivisie. Pse duhet ta shikojnë këtë kampionat. Unë kam pasur tri klube në Angli, që do të thotë katër periudha të ndryshme stërvitore në Angli, dhe më pëlqen Londra, është shtëpia ime, kështu që duhet të kthehem një ditë,” – deklaroi portugezi pak ditë më parë.
B.T (Dosja.al)
TURQI - Për pak më shumë se dy vjet, Mauro Icardi ka qenë në gjendje të rifillojë karrierën e tij në mënyr&e...
HOLANDE - Holanda denoncoi të premten në mëngjes "sulmet e papranueshme antisemite kundër izraelitëve" në Amsterdam, p...
TIRANE - Nga kjo fundjavë fillon grumbullimi i fundit i kuqezinjve për fazën e ndeshjeve në grupe të Nations League dhe padyshim grum...
TURQI - Ish-lojtari i Interit, Mauro Icardi, ka pësuar lëndim në gjurin e djathtë. Sulmuesi argjentinas i Galatasarayt doli me barelë...
TIRANE - Kombëtarja e Shqipërisë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo ka publikuar sot...
ARGJENTINE - Për të paktën një vit, Alejandro Garnacho është bërë një pjesë e paluajtshme në ...
SPANJE - E përditshmja katalanase Sport ka avancuar ditët e fundit me mundësinë që Cristiano Ronaldo të larg...
ALGJERI - Boksierja algjeriane Imane Khelif, kampione olimpike në Paris 2024 në kategorinë 66 kilogramë, dhe që at&eum...
SHBA - Hugo Lloris luajti për Tottenham për 11 vjet e gjysmë, ai ishte kapiten i Spurs, por ai nuk harron një detaj të vogël q&e...
ANGLI - Humbja e qendrës së tij, për pjesën tjetër të sezonit është gjëja e fundit që dëshironte Pep Gu...