Sport

Luftë e heshtur… tre kandidatë në garë për të marrë shiritin e kapitenit Mbappe!

Ndërsa Kylian Mbappé mungon në këtë grumbullim, ashtu si edhe Aurélien Tchouaméni, Didier Deschamps do të duhet të vendosë për shiritin e kapitenit.

7 Nëntor 2024, 18:25 Nga DOSJA
Luftë e heshtur… tre kandidatë në garë për

FRANCE - Një grumbullim i kombëtares franceze, që po i bën njerëzit të flasin! Për t'u përballur me Izraelin dhe Italinë, Didier Deschamps nuk do të mund të llogarisë kapitenin e tij Kylian Mbappé.

Në tetor, sulmuesi i Real Madridit kërkoi të mos thirrej, por këtë herë, ishte trajneri i kombëtares ai, që pas diskutimit me lojtarin e tij, më në fund vendosi të mos e thërriste, edhe ai pse donte të vinte, siç shpjegoi trajneri në një konference për shtypin sot.

Dhe ndërsa Aurélien Tchouaméni, kapiteni gjatë grumbullimit të fundit, është i dëmtuar dhe mungon, do të jetë e nevojshme të caktohet një lojtar i ri për të mbajtur shiritin e kapitenit.

N’Golo Kante i preferuar…

Sipas informacioneve të RMC Sport, janë tre profile lojtarësh para “DD” për zgjedhur në këtë tubim të muajit nëntor. Fillimisht e gjejmë N'Golo Kanté, i cili e kishte pasur shiritin në krah gjatë Euros dhe në shtator kundër Belgjikës. Mesfushori i Al Ittihad duket se është profili ideal për këtë situatë.

Por nuk është ai i vetmi që aplikon. Pretendent gjithashtu është Ibrahima Konaté, mbrojtësin e Liverpoolit që shprehu qartë dëshirën e tij gjatë mitingut të fundit, si dhe Jules Koundé, mbrojtësi i djathtë verbues që nga fillimi i sezonit dhe shefi i vërtetë i Bluve.

Në këtë luftë të heshtur nuk janë përfshirë Mike Maignan apo Adrien Rabiot, beteja duhet të luhet vetëm midis tre burrave të parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll