Sport

E rrallë, edhe këtë herë asnjë futbollist i Manchester United në kombëtare!

Për të dytin muaj radhazi asnjë lojtar i Manchester United nuk është ftuar dhe kjo nuk është për t’u befasuar.

7 Nëntor 2024, 18:00 Nga DOSJA

E rrallë, edhe këtë herë asnjë futbollist i Manchester

ANGLI - Anglia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Irlandës këtë muaj. Për të dytin muaj radhazi asnjë lojtar i Manchester United nuk është ftuar dhe kjo nuk është për t’u befasuar.

Në tetor, Kobbie Mainoo, 19 vjeç, ishte i vetmi lojtar i thirrur, por u detyrua të tërhiqej për shkak të lëndimit. Kjo ishte hera e parë që nga viti 1976 që asnjë lojtar i Manchester United nuk u shfaq në skuadrën e Anglisë.

Tani, Djajtë e Kuq kanë kaluar dy muaj që asnjë lojtar nuk i ftohet nga Tre Luanët. Aktualisht Manchester United po kalon nëpër një formë të dobët këtë sezon, pasi gjendet në vendin e 13-të në Premier Ligë me 12 pikë.

E rrallë, edhe këtë herë asnjë futbollist i Manchester

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll