Sport

Negelsman publikon listën e të grumbulluarëve, ja çfarë ka vendosur për shqiptarin Gruda!

Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Nations League. Gjermania do të luajë kundër Bosnjës dhe Hungarisë.

7 Nëntor 2024, 17:50 Nga DOSJA
Negelsman publikon listën e të grumbulluarëve, ja

GJERMANI - Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e nëntorit, të vlefshme për Nations League. Gjermania do të luajë kundër Bosnjës dhe Hungarisë.

Për këto dy sfida problemi kryesor i “Panzerave” ka qenë portieri, pasi Ter Stegen është i dëmtuar, ndërsa Neuer u “pensionua” nga Kombëtarja. Teksa, Brajan Gruda përsëri nuk është “honepsur” nga ekipi A i Gjermanisë dhe trajneri Nagelsmann.

LISTA:

Portierë: Oliver Baumann, Alexander Nubel, Stefan Ortega Moreno.

Mbrojtës: Robin Gosens, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah.

Mesfushorë: Robert Andrich, Julian Brandt, Chris Fuhrich, Pascas Gross, Jamal Musiala, Felix Nmecha, Angelo Stiller, Florian Wirtz.

Sulmues: Serge Gnabry, Kai Havertz, Tim Kleindienst, Deniz Undav.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll