Sport

Barça është një makinë… Thierry Henri: "Nuk mendoj se është falë Flick, por Xavit"

Blaugrana në fillim të sezonit, si në kampionat ashtu edhe në Champions League: “Sot Flick është duke vazhduar atë që bëri Xavi”.

7 Nëntor 2024, 16:52 Nga DOSJA

Barça është një makinë… Thierry Henri:

SPANJE - "Unë nuk mendoj se Hansi Flick filloi një epokë të re te Barcelonë... Ishte Xavi ai që e bëri atë." Këto janë fjalët e Thierry Henry, ish-sulmues edhe i Barcelonës.

Duke folur në studiot e CBS Sports Golazo, pas fitores së Barçës në fushën e Crvena Zvezdës, kampioni francez foli kështu për rezultatet e shkëlqyera të arritura nga Blaugrana në fillim të sezonit, si në kampionat ashtu edhe në Champions League: “Sot Flick është duke vazhduar atë që bëri Xavi”.

Henry më pas shtoi: "Unë besoj se kjo skuadër, falë dy viteve që kaluan së bashku dhe sezonit të vështirë vitin e kaluar, ata duhet duhet të konsiderohen si një nga favoritët për të fituar Champions League.

A do ta fitojnë atë? Ndonjëherë është e nevojshme të humbasësh një gjysmëfinale, një çerekfinale, për të kuptuar sa e vështirë është, mendoj se Blaugrana janë të pajisur për të shkuar deri në fund, po”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll