Sport

Një tifoz pësoi arrest kardiak në Allianz Arena, por humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Bayern Munich është në zi!...

Këtë e ka bërë të ditur klubi bavarez, përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale

7 Nëntor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Një tifoz pësoi arrest kardiak në Allianz Arena, por humbi

GJERMANI - Përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme dueli mes Bayern Munichut dhe Benfikës në Champions League.

Përmes një deklarate të publikuar në fund të ndeshjes së së mërkurës, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të bavarezëve, klubi gjerman raportoi se tifozi që pësoi arrest kardio-respirator në tribunat e Allianz Arena në minutat e para të ndeshjes kishte vdekur gjatë transportimit për në një njësi spitalore.

"FC Bayern në zi: një vdekje lë në hije fitoren 1-0 ndaj Benficas. Në ndeshjen e fazës së rregullt të Champions League kundër Benficas, fitorja 1-0 e FC Bayern u vendos në prapavijë për shkak të një ngjarjeje trishtuese. Një urgjencë mjekësore në tribunat e Allianz Arena e lanë në hije lojën që në fillim.

Rreth një orë pas fishkëllimës së fundit, kampionët e Gjermanisë morën lajmin e hidhur se tifozi i tyre kishte ndërruar jetë rrugës për në spital. FC Bayern është në zi së bashku me familjet e tyre”, mund të lexohet në njoftimin e bavarezëve.

Gjithçka nisi në minutën e 3-të të ndeshjes, kur ekipi i urgjencës mjekësore i vendosur për ndeshjen e Mynihut bëri një lëvizje urgjente në tribunat në Allianz Arena për të ndihmuar. Një tifoz ishte në arrest kardio-respirator. Sipas shtypit gjerman, i njëjti tifoz u ringjall disa herë në vend nga ekipi i urgjencës, përpara se të vendosej në një ambulancë dhe të transportohej për në spital, teksa gjatë udhëtimit dhe vdiq.

Gjatë ndeshjes, zëdhënësi i tifozëve, që normalisht mbështesin ekipin bavarez nga lakorja jugore e Allianz Arenas u kërkoi të gjithë tifozëve në atë sector, që të mbledhin flamujt e tyre dhe të ndalojnë së kënduari për respekt për tifozin, i cili një orë më vonë ndërroi jetë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll