Sport

Mourinhos ‘e qep gojën’, nuk ishte në konferencën e shtypit para sfidës me AZ...

Të gjithë u befasuan nga mungesa e “Special One” në konferencën për shtyp para duelit të sotëm të Fenerbahçes

7 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Mourinhos ‘e qep gojën’, nuk ishte në konferencën e

TURQI - José Mourinho befasoi duke mos marrë pjesë në konferencën për shtyp para duelit të sotëm të Fenerbahçen kundër AZ Alkmaar.

Trajneri nuk do të jetë në pankinë për shkak të pezullimit, ai u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Man.United, por rregulloret e lejojnë atë të jetë i pranishëm në konferencën për shtyp. Zëvendësi Zeki Murat Gole ka vepruar si zëdhënës.

“Është preferencë e José Mourinhos që të mos flasë për ndeshjet në të cilat ai është i penalizuar. Ai e ka bërë këtë edhe në klube të tjera”,- shpjegoi trajneri turk, duke paralajmëruar se Fenerbahçe nuk është në Holandë në një gjendje maksimale. Kemi disa viktima, por kemi besim edhe te të rinjtë, tha ai.

Pavarësisht mungesës së José Mourinhos, sulmuesi Dusan Tadic ishte plot lëvdata për portugezin: “Kemi mësuar shumë prej tij. Ai është një nga më të mirët me të cilin unë kam punuar ndonjëherë dhe na përgatiti në mënyrën më të mirë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll