Sport

Lewandowski arrin 99 gola në Champions League. Vetëm dy e kanë kaluar shifrën 100!

Njihuni edhe me renditjen e golashënuesve në kompeticionin më të mirë kontinental.

7 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Lewandowski arrin 99 gola në Champions League. Vetëm dy e kanë

SPANJE - Barcelona është një makinë golash dhe Robert Lewandowski është ‘shoferi’ i tyre.

Skuadra e Flick shënon pesë gola të tjerë në Beograd (2-5 ndaj Crvena Zvezdës) dhe arrin në 55 gola për sezonin në vijim në 16 ndeshje: një mesatare mbresëlënëse falë një sistemi loje që thekson veçanërisht sulmuesit.

Me dopiedën e mbrëmjes së mërkurë, polaku është një hap larg bashkimit me një klub ekskluziv, atë të lojtarëve që kanë shënuar 100 gola në Champions League.

Janë vetëm dy që e kanë kaluar këtë vijë deri më sot dhe padyshim që po flasim për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, dy dominuesit e shekullit të 21-të.

Lewandowski arrin 99 gola në Champions League. Vetëm dy e kanë

Njihuni me renditjen e golashënuesve në kompeticionin më të mirë continental:

140 gola: Cristiano Ronaldo (Manchester United, Real Madrid, Juventus)
129: Lionel Messi (Barcelona, ​​PSG)
99: Robert Lewandowski (Borussia Dortmund, Bayern Munich, Barcelona)
90: Karim Benzema (Lyon, Real Madrid )
71: Raúl González (Real Madrid, Schalke)
56: Ruud van Nistelrooy (PSV Eindhoven, Manchester United, Real Madrid)
54: Thomas Müller (Bayern München)
50: Thierry Henry (Monaco, Arsenal, Barcelona)
49: Kylian Mbappe (Monaco, PSG, Real Madrid)
48: Zlatan Ibrahimović (Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, ​​Milan, PSG, Manchester United)
48: Andriy Shevchenko (Dinamo Kiev, Milan, Chelsea)
46: Filippo Inzaghi (Juventus, Milan)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll