Aktualitet

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Nezar Seitin

Ai kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit. 

7 Nëntor 2024, 14:40 Nga r.ll
Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO
nezar seiti

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për Nezar Seitin, i njohur si “financieri i Habilajve”. Ai kishte paraqitur më 31 tetor 2024 kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit. Seiti akuzohet për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal. Ai është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj.

NJOFTIMI I PLOTË I GJKKO: 

Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.  

Tiranë, më datë 07.11.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

nezar seiti

Sondazh

Poll