Aktualitet

Dyshohet se ka abuzuar me 16-vjeçaren, reagon nëna dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar: Nuk ka shanse! Kjo na është bërë për shkak të konkurrencës

Bashkëshortja e 43-vjeçarit ka folur jashtë kamerave duke mohuar akuzat. Ajo u shpreh se ngjarjen e ka marrë vesh nga lajmet ndërsa ajo thekon se nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Sipas saj ajo dyshon se është çështje inati. 

7 Nëntor 2024, 13:40 Nga N.F
Dyshohet se ka abuzuar me 16-vjeçaren, reagon nëna dhe
Foto ilustruese

MALIQ- Në lidhje me akuzat e rënda të hedhura ndaj 43-vjeçarit, Edison Shema nga vajza e shokut të tij janë deklaruar për mediat familjarët e "autorit". Bashkëshortja e 43-vjeçarit ka folur jashtë kamerave duke mohuar akuzat. Ajo u shpreh se ngjarjen e ka marrë vesh nga lajmet ndërsa ajo thekon se nuk ka shanse të jetë e vërtetë. Sipas saj ajo dyshon se është çështje inati. 

“Nuk ndodhesha në shtëpi për dy ditë pasi më lindi motra. Më erdhi policia në shtëpi dje por nuk më thanë asgjë se për çfarë bëhet fjalë. Më pyetën vetëm për Edisonin por unë nuk kam mundur të komunikoj me të. E mora vesh nga lajmet akuzën. Nuk ka shanse të jetë e vërtetë.

Dyshoj që mund të jetë ndonjë çështje inati. Në dijeninë time, nuk ka ndodhur asnjëherë konflikt me familjen e vajzës, madje vajza dhe motra e saj vinin shpesh dhe këtu tek puna e Edisonit, më thërrisnin “teta”. Bashkëshorti im është njeri i rregullt, familjar, kemi 13 vite bashkë dhe tre fëmijë”, është shprehur bashkëshortja.

Nëna e të akuzuarit është shprehu për mediat babai i vajzës është mik i ngushtë me djalin tjetër të saj. Edhe ajo ka mohuar akuzat ndaj të birit. Nëna e 43-vjeçarit është shprehur se ato janë ngritur për shkak të konkurrencës dhe se djemtë e saj janë punëtorë.

“Babai i vajzës ishte shok i ngushtë me djalin tjetër që kam në Greqi. Kjo që na është bërë ne, është për shkak të konkurrencës sepse djemtë e mi janë shumë punëtorë”, tha ajo.

 

perdhunimi i 16-vjeçares ne maliq

Sondazh

Poll