7 Nëntor 2024, 13:39
Nga r.ll
qato dhe molla
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë burg dy ish-drejtorët e bashkisë së Tiranës, Redian Mollën dhe Mariglen Qaton, të cilët akuzohen për dosjen "5D".
Gjykata e Lartë vendosi dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese. Ndërkohë edhe në këtë seancë dyshja u lanë në burg. Vendimi u dha nga gjyqtarja Nertina Kosova.
NJOFTIMI I APELIT TË GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 07.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 58 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim R.M. dhe M.Q, në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim M.Q. dhe R.M.
Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.
redian molla mariglen qato dosja 5d
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 13:28
N.F
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me akuzat e hedhura nha një adoleshente në Maliq ndaj shokut të babait të...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 13:19
N.F
Foto
KORÇË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Korçë. Mësohet se arrestimi i tyre ...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 13:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në datën 1 tetor Administrata Tatimore u ka dërguar një njoftim të përgjithshëm (pop up) 13...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:50
N.F
Arma
KURBIN- Një 40-vjeçar është vën në pranga në Mamurras. Policia bën me dije se është parandaluar nj...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:31
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet s...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:23
N.F
Foto ilustruese
ANGLI- Një shqiptar është vënë në pranga të hënën e 4 nëntorit në Angli. Mësohe...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 12:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Një efektiv zjarrfikës është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal t&e...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 10:55
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHKODRA- Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë në hyrje të Shkodrës paraditen e so...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 10:46
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- 48-vjeçari Alban Muço, i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, &eum...
Aktualitet
7 Nëntor 2024, 10:03
M.B
Foto ilustruese
KORÇA- Tre persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë proceduar nga autoritetet në Kor&ccedi...