Aktualitet

Agravon konflikti në Durrës, plagoset 35-vjeçari, në pranga autori

Sipas njoftimit të policisë i riu ka goditur me thikë një 35-vjeçar. Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

7 Nëntor 2024, 12:31 Nga N.F
Agravon konflikti në Durrës, plagoset 35-vjeçari, në
Foto ilustruese

DURRËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka plagosur një person.

Sipas njoftimit të policisë i riu ka goditur me thikë një 35-vjeçar. Më tej bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri me inicialet N. Sh fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

"Komisariati i Policisë Durrës arrestoi shtetasin L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin N. Sh., 35 vjeç, banues në Durrës, i cili është jashtë rrezikut për jetën," theksohet në njoftimin e policisë.

plagosje ne durres arrestim

Sondazh

Poll