Aktualitet

EMRI/ Premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve dhe hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari në Berat 

Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.

7 Nëntor 2024, 10:46 Nga M.B
EMRI/ Premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve
Foto ilustruese

TIRANA- 48-vjeçari Alban Muço, i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, është arrestuar në Berat.

Mësohet se 48-vjeçari banues në Tiranë, u paraqit në zyrat e Kadastrës në Berat duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave. Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.

Njoftimi:

Hiqej si prokuror i Prokurorisë së Posaçme për të zhvatur para, Prokuroria e Beratit arreston shtetasin A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.

berat

Sondazh

Poll