Shifrat: Rritja deri 50% e pagesave për punëtorët ndikon te shtrenjtimi i kostos së vajit të ullirit
Foto ilustruese TIRANA- Nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit ndonëse pohohet se sivjet deri tani rezulton ...
Scholz bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë e dobësuar të vendit.
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, njoftoi të mërkurën vonë se e ka shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner, gjë që mund ta minojë koalicionin qeverisës trepartiak, i cili varet nga partia pro-biznesit e Lindnerit.
Scholz bëri të ditur vendimin përmes një konference për media, pas disa javëve mospajtimesh në mesin e partnerëve të koalicionit për gjetjen e një mënyrë për ta forcuar ekonominë e dobësuar të vendit. Ai gjithashtu njoftoi se do të kërkojë votëbesim në janar.
“Ndihem i detyruar ta ndërmarr këtë hap për ta parandaluar dëmtimin e vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri efektive, e cila e ka fuqinë për të marrë vendime të nevojshme për vendin tonë”, tha Scholz.
Lindner i kishte kundërshtuar rritjet tatimore apo ndryshimet në kufizimet e rrepta të Gjermanisë ndaj futjes në borxh. Partia Socialdemokrate e Scholzit dhe Të Gjelbrit, të cilat janë pjesë e koalicionit, duan të shohin investime të mëdha shtetërore dhe e hodhën poshtë kërkesën e Demokratëve të Lirë për shkurtimin e programeve të mirëqenies. Nuk është e qartë nëse Demokratët e Lirë do të largohen nga koalicioni qeverisës pas këtij vendimi.
Duke folur për Lindnerin, Scholz tha: “Ai e ka thyer besimin tim shumë shpesh. Ai madje në mënyrë të njëanshme e anuloi marrëveshjen për buxhetin. Ne ishim pajtuar për këtë marrëveshje pas negociatave të shumta. Nuk ka më themel për besim për ta vazhduar bashkëpunimin”. Ekonomia e Gjermanisë pritet të tkurret më 2024 për vitin e dytë radhazi, apo të ngecë./REL
Foto ilustruese TIRANA- Nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit ndonëse pohohet se sivjet deri tani rezulton ...
jack smith SHBA- Prokurori i posaçëm Jack Smith po peshon alternativat e mundshme për mbylljen e dy çështjeve federale kund&eu...
donald trump SHBA- Donald Trump bëri një fushatë që kishte në qendër maskilizmin e theksuar, duke u përpjekur në m&...
fotot ilustruese SUEDI- Një ligj i ri në Suedi u kërkon të gjithë banorëve që të riciklojnë mbetjet e tyre ush...
Republikani Donald Trump shënoi një fitore vendimtare mes ndasive të thella në vend. Fitorja e zotit Trump ekspozoi një dobësi t...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris u përpoq të ngushëllonte mbështetësit e saj, veçanëris...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka reaguar për herë t&eu...
Kamala Harris SHBA- Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale kundrejt Donald Trump. Harri...
Donald Trump Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës vjen pas një fushate të nxehtë për zgje...
Donald Trump SHBA- Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të së martës vjen pas një fushate të nxehtë në...