Politike

Opozita rikthehet në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë në seancën e sotme plenare

Normaliteti pritet t'i kthehet sot parlamentit, ndërsa në seancën e sotme do të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës. 

7 Nëntor 2024, 07:50 Nga r.ll
Opozita rikthehet në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë
kuvendi

TIRANË- Ditën e sotme mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend. Normaliteti pritet t'i kthehet sot parlamentit, ndërsa në seancën e sotme do të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës. 

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 31.10.2024.

2. Njoftime.

3. Projektligji "Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2023" .

4. Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 "Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit", i ndryshuar.

5. Projektvendimi "Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 "Për caktimin e anëtarëve zevendësues në përbërjen e  komisioneve të përhershme të Kuvendit" , i ndryshuar.

6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Opozita rikthehet në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë

Projektbuxheti i vitit 2025 pritet të shkaktojë edhe debate mes mazhorancës dhe opozitës. Dy ditë më parë, pas mbledhjes së grupit të PD-së. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi bëri me dije se do të marrin pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet buxheti 2025. Sipas tij, kjo nuk do të thotë rikthim në një marrëdhënie të plotë normale me Kuvendin, por se opozita do të jetë përballë mazhorancës për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe pensionistëve. Ndërkohë përjashtimi i deputetëve nga Sekretariati i Etikës, u shfuqizua nga Gjykata Administrative ditën e djeshme. 

seance plenare 7 nentor 2024

Sondazh

Poll