Politike

Sali Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e kryedemokratit

Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. 

6 Nëntor 2024, 15:41 Nga ZH.LL
Sali Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari,
Berisha, Kushtetuesja

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, me shumicë votash. Berisha pretendoi se Xhaferllari ishte bashkëjetuese e Enkeljed Alibeaj dhe shqyrtimi i çështjes nga ajo sipas tij përbënte konflikt interesi. 

Mësohet se vendimi për rrëzimin e kërkesës së Berishës është marrë me shumicë votash teksa është rrëzuar me argumentin se ishte e pabazuar në prova. Seanca për Berishën do të mbahet më datën 19 nëntor.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

sali berisha kushtetuesja marsida xhafellari

Sondazh

Poll