Politike

Berisha: Në shtator 2021 isha personi që në ujërat e një lumi isha larë dy herë, dhe u zotova se do të lahem edhe herën e tretë!

Berisha gjithashtu tha se mësimi i parë për qytetarët shqiptarë është se, rikthimi është i mundur dhe është i jashtëzakonshëm. 

6 Nëntor 2024, 20:22 Nga E. D
Berisha: Në shtator 2021 isha personi që në ujërat e
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij para mbështetësve u shpreh se ngjarja e djeshme ka ndryshuar Amerikën. Berisha gjithashtu tha se mësimi i parë për qytetarët shqiptarë është se, rikthimi është i mundur dhe është i jashtëzakonshëm. Më tej Berisha tha se rikthimi i Donald Trump, pasi u përpoqën me atentate të përcaktonin presidentin e SHBA-ve është rikthim sa tokësor, aq edhe hyjnor.

"Të dashur miq, ngjarja e djeshme ka ndryshuar Amerikën, dhe për aq sa Amerika ndikon në botë, edhe botën.
Ajo ka disa mësime të mëdha për shqiptarët. Mësimi i parë për qytetarët shqiptarë është se, rikthimi është i mundur, rikthimi është i jashtëzakonshëm. Rikthimi i Donald Trump, pasi u përpoqën me atentate të përcaktonin presidentin e SHBA-ve është rikthim sa tokësor, aq edhe hyjnor.

Por, siç e dini dhe ju, Sali Berisha u rikthye pas rebelimit komunist. Përballoi bomba, atentate dhe çdo gjë. Por besimi i tij te shqiptarët dhe i shqiptarëve tek ai bën që i të jetë kryeministër në vitin 2005-2013. Mos harroni, ju lutem, mos harroni kurrë takimin tonë të parë në hotel Rogner në mbledhjen e parë të Rithemelimit.

Në atë takim unë u rrëfeva ju se, një president i SHBA-ve i kishte thënë një mikut tim kur ai po fliste për mua, se në ujërat e një lumi nuk lahesh dot dy herë. Unë, atë shtator të 2021 isha personi që në ujërat e një lumi isha larë dy herë, por u zotova se do të lahem edhe herën e tretë! Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll