Politike

"Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë"/ Berisha: Drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit

Berisha u shpreh se Donald Trump-it, kërkuan t’i mirrnin jetën në publik ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore.

6 Nëntor 2024, 20:13 Nga DOSJA
"Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtësinë e financuar nga Xhorxh Soros në SHBA, duke e quajtur turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Berisha u shpreh se Donald Trump-it, kërkuan t’i mirrnin jetën në publik ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore.

"Miqtë e mi, Zoti e deshi që të ketë disa ngjashmërira midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump. Edi Rama, Taulant Balla, etj., goditën tek shkon në miting me objekt hekur me qëllimin e verbër që Sali Berishës t’i shuhej zëri, të mos fliste dot. Donald Trump-i, po në publik kërkuan t’i mirrnin jetën ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore.

Dhe pasi dështuan, e përsëritën përsëri. Ndaj edhe u thashë, 5 ditë përpara zgjedhjeve, deklarova se mbështesim kandidatin e Partisë Republikane, pa qenë të sigutë se ç’do të ndodhte më vonë. Por, drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë, sepse prokurorët që bënin fushatë me reklamat televizive se do ta pjekim në hell po u zgjodh Donald Trump-i.

Formuluan ndaj tij akuza monstruoze, njëlloj si këta prokurorë, qenie mercenare që konsiderojnë korrupsion pagesat e vajzës për të atin, të deklaruara. Bamirësitë për fëmijët që kanë nevojë për mjekim. Monstrat janë monstra kudo që ndodhen. Ato kanë verbërinë njerëzore. Miqtë e mi, a nuk e ndaloi Edi Rama emrin tim në fletën e votimit? A nuk ia ndaluan Donald Trump-it emrin në disa shtete në fletën e votimit?

A është e vërtetë kjo, apo jo? Na morën vulën. Pra, ngjashmërira kemi. Po së fundmi, a nuk përdorën McGonigalin, ky tradhëtar i flliqur, i shitur i kombit të tij që vjen korruptohet në zyrat e Edi Ramës. Zyrtari i agjencisë më të fuqishme të botës. A nuk ishte ky, MCGonigal që persekutoi shpifje e trilloi për dosjen ruse për Donald Trump-in? Gjë që ai e tha dhe mbeti epike: le kalbet në ferr gjer në fund, tha Donald Trump për McGonigalin. Ne themi: le të kalbet McGonigali bashke me Edi ramën deri në fund!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll