Bota

“Nëse zgjidhem presidente, do të shkatërroj Amazon, Google dhe Facebook” premtimi i ‘çmendur’ i senatores amerikane

9 Mars 2019, 14:18 Nga DOSJA
“Nëse zgjidhem presidente, do të shkatërroj Amazon, Google

Senatorja amerikane, Elizabeth Warren ka bërë një premtim i cili bië ndesh me 2 miliard përdorues të Facebook. Ajo ka premtuar se nëse zgjidhet president do të shkatërrojë Facebook, Amazon dhe Google.

Warren e ka thënë këtë deklaratë me justifikim se këto kompani janë monopol në sektorin e teknologjisë dhe prandaj duhen shkatërruar.

Po u zgjodha presidente, do të shaktërroj Amazon, Google dhe Facebook.

Elizabeth Warren, senatore në kongresin amerikan

Kjo ndikoi dhe në askionet e Facebook dhe Google të cilat ranë me rreth 0.5% kurse ato të Amazon me 0.9 %.

Kohët e fundit ka pasur kritika të shumta, pasi gjigandët e teknologjisë i marrin frymën çdolloj biznesi tjetër.

Kujtojmë këtu se Amazon ka zëvendësuar thuajse çdo dyqan fizik ndërkohë që është kritikuar se edhe i keq paguan punonjësit e tij.

Kurse mediat amerikane shkruajnë se premtimi i Warren mund të ketë edhe sfond politik, pasi mendohet se ky ka qenë një kërcënim për demokratët dhe është një lobim për ta.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota amazon elizabeth warren facebook google amazon elizabeth warren facebook google

Sondazh

Poll