Politike

Gjykata shfuqizoi vendimin e përjashtimit të deputetëve, Bardhi publikon vendimin: Kuvendi është kthyer në çerdhe paligjshmërie

Sipas Bardhit, ky është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese.

6 Nëntor 2024, 13:44 Nga r.ll

Gjykata shfuqizoi vendimin e përjashtimit të deputetëve, Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka publikuar vendimin e Gjykatës Administrative që ka vendosur shfuqizimin e përjashtimit të deputetëve të opozitës nga punimet e Kuvendit.  Bardhi shkruan se ky vendim provon që Kuvendi është kthyer në një çerdhe paligjshmërie, ku "vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës."

Ai thotë se rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, të ushtrojnë detyrën e tyre, është i denjë vetëm për regjimet autoritare dhe jo për një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.

Sipas Bardhit, ky është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese. Më tej shton se ata që penguan me Forca Sigurie për rreth 40 ditë deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues do të mbahen përgjegjës.

POSTIMI I BARDHIT: 

Dënimi PA LIGJ i opozitës, konfirmuar sot edhe nga Gjykata, provon drejtësinë e betejës së deputetëve të PD për të kthyer kushtetutshmërinë dhe rregullin në veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Për fat të keq, nën drejtimin e Elisa Spiropalit, Kuvendi është kthyer si asnjëherë më parë në një çerdhe paligjshmërie, ku vepron forca e arrogancës dhe shkelja brutale e Kushtetutës.

Rrethimi i Kuvendit me tela hekuri dhe me qindra Forca Sigurie, për të penguar 24 deputetë të opozitës, në shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit, të ushtrojnë detyrën e tyre, është i denjë vetëm për regjimet autoritare dhe kurrësesi për një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian.

Ne presim me padurim që ti vijë zëri për të dënuar aktin antikushtetuese, kujtdo që fajësonte me pa të drejtë opozitën dhe i kërkonte asaj që të luante rolin e vet brenda Kuvendit, ndërkohë që e vërteta ishte që opozita po pengohej me dënime PA LIGJ, me tela hekuri dhe Forca Sigurie, që të futej në Kuvend.

Është rasti i parë në histori që deputetët e opozitës dënohen me një rregullore që e kishte shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, duke injoruar vendimin e saj për t’i konsideruar masat e përjashtimit si jo proporcionale. Ata që PA LIGJ penguan me Forca Sigurie për rreth 40 ditë deputetët e opozitës të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues do të mbahen përgjegjës!

Gjykata shfuqizoi vendimin e përjashtimit të deputetëve, BardhiGjykata shfuqizoi vendimin e përjashtimit të deputetëve, Bardhi

gazment bardhi gjykata administrative

Sondazh

Poll