Politike

"Në Shkodër jam i pëlqyeshëm për të dyja palët!" Merret i pandehur nga SPAK, ironizon Benet Beci: Nesër zgjidhem President i Amerikës me kërkesë të kandidatëve

Beci ka ironizuar lajmin e publikuar nga mediat se ka dhënë dorëheqjen pasi është marrë i pandehur nga SPAK.

4 Nëntor 2024, 22:44 Nga M.B
"Në Shkodër jam i pëlqyeshëm për të dyja
Benet Beci

SHKODRA- Pas lajmit se është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale. Beci ka ironizuar lajmin e publikuar nga mediat se ka dhënë dorëheqjen pasi është marrë i pandehur nga SPAK.

Gjithashtu me ironi ai ka shkruar se nesë zgjidhet President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë, sipas tij, e tregoi se në Shkodër se ishte i pëlqyeshëm për të dyja palët.

"Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët", shkruan Beci.

"Në Shkodër jam i pëlqyeshëm për të dyja

benet beci

Sondazh

Poll