Sport

Leonardo: "Zidane si trajner i Brazilit? Moment shumë i vështirë, është më logjike që ai të jetë trajner i Francës"...

Ashtu si Zidane, edhe Leonardo ka disa vite jashtë loje dhe pret rastin e duhur për t'u rikthyer në rrugën e duhur

5 Nëntor 2024, 12:45 Nga DOSJA

Leonardo: "Zidane si trajner i Brazilit? Moment shumë i

FRANCE - Leonardo ishte një nga futbollistët më elegantë të viteve '90 dhe gjithmonë kishte admirim të jashtëzakonshëm për Zinedine Zidane.

Ish-futbollisti i Milanit dhe Paris Saint-Germain, thotë për Le Figaro: "E admiroja plotësisht atë si lojtar. Ai kishte cilësi të jashtëzakonshme, gjeste që të gjithë i mbajnë mend dhe nuk është rastësi që ai shënoi gola në një finale të Kupës së Botës dhe në Ligën e Kampionëve.

Ashtu si Zidane, edhe Leonardo ka disa vite jashtë loje dhe pret rastin e duhur për t'u rikthyer në rrugën e duhur: “Kur gjej diçka që më emocionon, projekti duhet të jetë interesant”,- tha ai.

Edhe Zizou gjithashtu duket se nuk po nxitohet, tre vjet pas largimit të tij nga Real Madrid. Emri i tij shfaqet në çdo revolucion të klubeve të mëdha, nga Bayern Munich deri tek Manchester United përmes Paris Saint-Germain, por ish-lojtari i Juventusit duket se pret diçka tjetër.

Një kombëtare? Leonardo shprehet: "Jo Brazili, sepse momenti është i vështirë për shkak të problemeve në federatë. Ndoshta nuk do të ishte zgjidhja më e mirë për të. E ardhmja e Zidane është kombëtarja franceze, jo Brazili. Është më e logjikshme".

Një ëndërr që Zidane e ka kultivuar prej disa kohësh, por Didier Deschamps e ruan me fanatizëm postin e tij: në krye që nga viti 2012, trajneri aktual është nën kontratë deri në Kupën e Botës 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll