Sport

Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi…

Bledi Shkëmbi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu dhe tekniku korçar, kanë mbyllur marrëveshjen mes tyre.

5 Nëntor 2024, 12:27 Nga DOSJA

Tirana shkarkon trajnerin Bledi Shkëmbi…

TIRANE - Ajo që paralajmërohej ka ndodhur. Pak minuta më parë trajneri Bledi Shkëmbi është paraqitur në kompleksin stërvitor të bardhebluve dhe vetëm pas pak sekondash është larguar në shoqërinë e ndihmësit të tij, Sabien Lilaj.

Pritet gjithashtu që presidenti Halili të bëjë një mbledhje me skuadrën pas pak, për të sqaruar situatën. Shkak për këtë shkarkim të Shkëmbit janë bërë rezultatet e dobëta të skuadrës, të arritura në 12 javët e para të kampionatit.

Trajneri korçar thuhet se ka patur një mbledhje me drejtuesit e klubit, ku u vendos ndërprerjea e kontratës, e cila ishte e vlefshme për dy vite. Mësohet se bashkë me Shkëmbin, është larguar edhe ndihmësi i tij Sabien Lilaj.

Skuadra kryeqytetase do të drejtohet nga zëvendëstrajneri i dytë, Endri Ohri, deri sa të zgjidhet trajneri i ri. Pas 12 javëve kampionat, Tirana renditet në vendin e shtatë me 11 pikë të grumbulluara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll