Bota

Inspektori i biletave u plagos me thikë nga një pasagjer, punonjësit e hekurudhave në Itali nisin grevë 8-orarëshe: Mbani premtimin për rritjen e sigurisë!

Mësohet se dje pasdite një kontrollor 44-vjeçar i kërkoi një çifti të rinjsh t'i tregonin biletat. Pasagjerët refuzuan dhe punëtori u kërkoi të zbrisnin nga treni. Më pas, në stacionin më të afërt, pasagjeri 21-vjeçar egjiptian ka dhunuar kontrollorin, i ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka plagosur me dy goditje me thikë.

5 Nëntor 2024, 11:22 Nga N.F
Inspektori i biletave u plagos me thikë nga një pasagjer,
Foto ilustruese

ITALI- Punonjësit e Hekurudhave italiane ditën e sotme do të nisin një grevë 8 orarëshe. Grevë e cila vjen pas sulmit të regjistruar ditën e djeshme ndaj një inspektori biletash. Mësohet se dje pasdite një kontrollor 44-vjeçar i kërkoi një çifti të rinjsh t'i tregonin biletat.

Pasagjerët refuzuan dhe punëtori u kërkoi të zbrisnin nga treni. Më pas, në stacionin më të afërt, pasagjeri 21-vjeçar egjiptian ka dhunuar kontrollorin, i ka nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e ka plagosur me dy goditje me thikë.

 


Viktima u dërgua në spital, ku fatmirësisht nuk është dëmtuar asnjë organ vital dhe ka dalë nga spitali dhe ka për të  qëndruar në pushim për 14 ditës. Sindikatat e hekurudhave po i bëjnë thirrje qeverisë së Meloni dhe punëdhënësve të mbajnë premtimet për të rritur sigurinë dhe të punësojnë roje private të sigurisë. Ministri italian i Transporteve Matteo Salvini deklaroi se emigracioni i paligjshëm duhet luftuar më fuqishëm.

punonjes hekurudhe greve ne itali

Sondazh

Poll

Bota 5 Nëntor 2024, 09:26 N.F

Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin

Foto ilustruese RUSI- Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i k...