Bota

Kërcënoi se do të bombardonte qendrat e votimit/ Arrestohet 25-vjeçari në Xhorxhia, i riu ishte punonjës i sondazheve për zgjedhjet në SHBA

Wimbish rrezikon deri në 25 vjet burg.

5 Nëntor 2024, 08:59 Nga N.F
Kërcënoi se do të bombardonte qendrat e votimit/ Arrestohet
Foto

SHBA-Një punonjës i sondazheve në Xhorxhia është vënë në pranga ditën e sotme. Arrestimi i tij erdhi pasi ai dërgoi një letër kërcënuese në të cilën thuhej se synonte t'i vinte bombën qendrave të votimit.

Në pranga është vënë 25-vjeçari, Nicholas Wimbish i cili punonte në Zyrën Zgjedhore të Qarkut Jones në Grey, deri më 16 tetor kur pati një përplasje me një votues.

Pas kësaj, Wimbish mësohet se i dërgoi një letër mbikëqyrësit të zgjedhjeve të qarkut. Ai e kishte shkruar letrën në mënyrë që të dukej sikur vinte nga votuesi me të cilin ishte konfliktuar. Ai dyshohet se kërcënoi se do të përdhunonte punonjëset e sondazheve. 

"Njerëzit do të pësojnë një mësim të dhunshëm për vjedhjen e zgjedhjeve tona!”, thuhej në letër.

Prokurorët thanë se letra përfundonte me një shënim të shkruar me dorë: “P.S lodër boom në vendin e votimit, djegie cigareje, ji i sigurt”.

Ai akuzohet për dërgimin e një kërcënimi me bombë, përcjelljen e informacionit të rremë në lidhje me një kërcënim me bombë, dërgimin me postë të një letre kërcënuese dhe dhënien e deklaratave të rreme në FBI. Wimbish rrezikon deri në 25 vjet burg.

zgjedhjet ne shba 5 nentor 2024

Sondazh

Poll