Bota

Intervista në radio dhe festë për natën zgjedhore, ku do të jenë sot Harris dhe Trump?

Harris do të mbajë festën e saj të vëzhgimit të natës zgjedhore në Universitetin Alma Mater Howard në Uashington sonte. 

5 Nëntor 2024, 10:41 Nga r.ll
Intervista në radio dhe festë për natën zgjedhore, ku do
kamala harris, donald trump

SHBA- Kandidatët presidencial në SHBA, Donald Trump dhe Kamala Harris mbajtën fjalimet e tyre të fundit para votuesve pas muajsh tubimesh, intervistash, reklamash, sulmesh dhe ngjarjesh.

Por teksa e gjithë bota i ka sytë sot nga ata, ku dhe çfarë do të jenë duke bërë ata deri në rezultatin e votimit?

Harris do të shkojë sot në Uashington DC dhe ditën do e kalojë duke marrë pjesë në intervista në radio, raporton CNN. Më pas do të mbajë festën e saj të natës zgjedhore në Universitetin Alma Mater Howard në Uashington sonte. 

Ndërkohë, edhe Trump pritet të mbajë një festë natën e zgjedhjeve në West Palm Beach, Florida.

kamala harris donald trump zgjedhjet ne shba 5 nentor 2024

Sondazh

Poll

Bota 5 Nëntor 2024, 09:26 N.F

Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin

Foto ilustruese RUSI- Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i k...