Bota

Sulmet ajrore izraelite godasin disa tenda në Gaza, vriten 29 palestinezë

Në të njëjtën kohë, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën katër persona u vranë sot gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite dhe nga sulmet ajrore në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ministria palestineze tha se dy persona u vranë në qytetin e Qabatiya dhe dy të tjerë në zonën Tamun.

5 Nëntor 2024, 10:57 Nga N.F
Sulmet ajrore izraelite godasin disa tenda në Gaza, vriten 29
Foto ilustruese

GAZA- Mbi 29 palestinezë u gjetën të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në çadrat ku ata ishin zhvendosur. Forcat e armatosura goditën disa zona të Gazës, duke përfshirë Beit Lahiyya, Deir Al-Ballah dhe qytetin Al Zawaida.

Sipas WAFA-s, 20 persona u vranë në sulmet e forta në një rezidencë në Beit Lahiyya, që ndodhet në Gazën veriore, dy u vranë kur një tendë u godit në Deir al-Ballah dhe katër të tjerë u vranë në një sulm të ngjashëm që synonte një tendë në Al Zawaida.

Në të njëjtën kohë, Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën katër persona u vranë sot gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite dhe nga sulmet ajrore në Bregun Perëndimor të pushtuar. Ministria palestineze tha se dy persona u vranë në qytetin e Qabatiya dhe dy të tjerë në zonën Tamun.


Dhuna është rritur në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza me operacione pothuajse të përditshme nga forcat izraelite që përfshijnë arrestime dhe shkëmbime të shpeshta zjarri midis forcave të sigurisë dhe militantëve palestinezë.

lufta izrael-palestine gaza 2 viktima ne turqi

Sondazh

Poll

Bota 5 Nëntor 2024, 09:26 N.F

Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin

Foto ilustruese RUSI- Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i k...