Bota

Aksident i trefishtë në aksin Mitrovicë- Prishtinë, plagosen 6 persona, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. Sipas tij, në aksident janë përfshirë tre makina dhe personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

5 Nëntor 2024, 09:58 Nga N.F
Aksident i trefishtë në aksin Mitrovicë- Prishtinë, plagosen
Aksidenti

PRISHTINË- Gjashtë persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Kçiq i Madh.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi. Sipas tij, në aksident janë përfshirë tre makina dhe personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


“Ju njoftojmë se sot pas orës 08:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë saktësisht në fshatin Kçiq i Madh, ka ndodhur një aksident në të cilin janë të përfshira tri automjete me targa vendore, dhe si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona.Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Prekazi.

aksident ne kosove 6 te plagosur

Sondazh

Poll

Bota 5 Nëntor 2024, 09:26 N.F

Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin

Foto ilustruese RUSI- Kievi ishte subjekt i dy valëve të sulmeve me dronë në orët e para të 5 nëntorit, tha kryetari i k...