Art&Argëtim

Disa nga traditat familjare në ditën e Krishtëlindjes

24 Dhjetor 2019, 09:20 Nga DOSJA
Disa nga traditat familjare në ditën e Krishtëlindjes

TIRANË- Në mbarë botën ka tradita të Ditës së Krishtëlindjes, që janë mjaf argëtuese dhe miqësore ndaj familjes. Në këtë ditë të veçantë ka kaq shumë gjëra argëtuese për të bërë në mëngjesin e Krishtëlindjes sa nuk do dini  kë të zgjidhni. Këto tradita do të zgjasin një jetë.

Sot në artikull do  t’iu  tregojmë dhjetë tradita të Ditës së Krishtëlindjes

Bëni një mëngjes familjar.

Është shumë ide e mirë që  mëngjesin e Krishtlindjeve ta ndani sëbashku, pasi është një ndër format më fantastike për të kaluar në  një ambient të ngrohtë e të këndshëm, siç është  vetëm familja.

Shikoni një film të Krishtëlindjes.

Brenda 30 minutave nga zgjimi, të paktën një nga anëtarët e familjes do të hap Televizorin apo kompjuterin  që e gjithë familja të shikojë një film me histori Krishtlindjes. Është një rutinë që bëhet gjithmonë në datën 25, kështu që bëjeni edhe ju.

Ndizni dritat e Krishtëlindjes… dhe lini një shënim!

Teksa qëndroni me pizhame të Krishtlindjeve një natë para Krishtlindjes dhe përsëri natën e Krishtlindjes duke parë dritat, dëgjoni muzikën e Krishtëlindjes dhe lëvizni në ambientet e shtëpisë tuaj. Më pas lini shënime dhe dhuaratat për njëri-tjetrin poshtë pemës së Krishtlindjeve.

Gatuani ëmbëlsira

Është  shumë mirë të gatuani e të prisni në forma të bukura biskotat sëbashku me fëmijët, gjë që e bën një ditë në shtëpinë tuaj edhe më të  përsosur.

Telefononi familjen tuaj

Sigurohuni që të telefononi familjen tuaj dhe t’u uroj atyre një Krishtlindje të Gëzuar. Gjithashtu ndani disa momente edhe me kushërinjtë dhe të afërmit tuaj të dashur në mëngjesin e Krishtlindjes.

Shkruani Shënime Faleminderit

Shkruaj një letër falënderimi edhe Santa dhe të afërmve të tu.

Nëse fëmijët tuaj janë shumë të vegjël për të shkruar, lërini të vizatojnë një pamje me motive të festave.

Relaksohuni dhe shijoni ditën

Kaloni kohë duke qëndruar  në shtrat, duke pirë çokollatë të nxehtë dhe duke shijuar kohë së bashku me familjen tuaj, duke u çlodhur dhe duke qenë së bashku si një familje.

Burimi: yourmodernfamily

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim krishtëlindjet traditat e ditës së krishtëlindjes krishtëlindjet traditat e ditës së krishtëlindjes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Dhjetor 2019, 09:05

Historia e kremtimit të Krishtlindjes

TIRANË- Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siҁ i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-...