Art&Argëtim

Sherri i Laert Vasilit me aktistët e AMT, Teatri: Dënojmë dhunën ndaj aktorit, e bënë zaptuesit e godinës

23 Dhjetor 2019, 21:47 Nga DOSJA
Sherri i Laert Vasilit me aktistët e AMT, Teatri: Dënojmë

TIRANË- Teatri Kombëtar ka reaguar pas përplasjes së aktorit Laert Vasili me aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një reagim në Facebook, TK shkruan se Vasili është dhunuar dhe dënon dhunën ndaj tij.

Më tej shtojnë se aktet e dhunës nuk përfaqësojnë artistët dhe distacohet nga çdo përbaltje që i bëjet skenës dhe artit shqiptar. Në fund i urojnë shërim të shpejtë Laert Vasilit, pasi kanë anuluar një shfaqe që ishte parashikuar në kalendar.

“TK dënon aktin e pa precedent të dhunimit të aktorit Laert Vasili. Teatri Kombëtar shpreh indinjatën e thellë dhe dënon dhunën e kryer nga zaptuesit e godinës së TK ndaj aktorit dhe kolegut tonë Laert Vasili. Aktet e dhunës nuk përfaqësojnë artistët dhe as janë pjesë e vlerave morale dhe demokratike, të cilat me aq mund i kemi fituar! Duke i uruar Laertit shërim të shpejtë dhe rikthim shëndoshë e mirë në skenë, TK distancohet nga çdo përbaltje që i bëhet skenës dhe artit shqiptar! Aktet e dhunës na detyruan të anullojmë një shfaqje të kalendarit të Teatrit Kombëtar, por nuk do na ndalojnë të përmbushim qëllimin tonë final: Edukimin përmes Artit!”, shkruhet Teatri Kombëtar.

Laert Vasili publikoi dje një video dhe disa foto, teksa shkruante se është dhunuar nga Robert Budina dhe disa koelgë të tjerë. Në foto ai shihet i shtruar në spital, ndërsa pamjet e sotme nuk tregojnë një aktor të rrahur. Ndërsa kolegët e tij, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e akuzojnë Vasilin për grisje posterash dhe banderolash. Laert Vasili ka dalë pro shembjes së Teatrit Kombtar. Në muajin shtator ai u emërua drejtori i Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture dhuna tek teatri kombetar laert vasili sherr mes artisteve dhuna tek teatri kombetar laert vasili sherr mes artisteve

Sondazh

Poll