Art&Argëtim

Alketa Vejsiu vërteton raportin e prishur me Arilena Arën, falenderon të gjithë pjesëmarresit harron të kujtojë fituesen

24 Dhjetor 2019, 07:33 Nga DOSJA
Alketa Vejsiu vërteton raportin e prishur me Arilena Arën, falenderon

TIRANË- Alketa  Vejsiu ditën  e djeshme pas  shumë polemikash të krijuara për shkak të fitores që arriti të marr Arilena Ara, ka bërë një sërë postimesh ku ka treguar se faji nuk qëndron  tek ajo, por është çështje që i përket jurisë.

Ndërkohë në një nga postimet e fundit  moderatorja përmes një fotoje të të gjithë artistëve pjesmarrës në Festival, i ka falenderuar të gjithë duke komentuar për secilin nga ta në mënyrë të detajuar, por vihet re që  ajo ka harruar pa falenderuar Arilenën, madje as nuk e ka shkruar emrin e saj askund.

 

 

 

Faleminderit me shpirt te gjitheve! Ishin 3 nete te paharruara! #superkast #fest58 Diskutimi nuk duhet te perqendrohej vetem tek dy pretendentet kryesore, por tek juria dhe sistemi votimit! Faleminderit vecanerisht per interpretimin e fuqishem dhe emocionues Live @alberije_hadergjonaj nder qe ishe ne kete Festival! @era_rusi_official uragan me hititn me te mire ever! @kamelaislamaj nje kengetare jazzi si askush tjeter! @oltabokaofficial super dinjitoze me nje kenge profesionale @valonshehuofficial rock star @sarabajraktari_ zbulimi i ketij edicioni @bojkenlako me nje nga Kenge risi dhe aq aktuale @genalito_official shqiponja qe ngriti zemrat peshe @kanitasofficial qe ishte nje nga baladat me te bukura @kastro_zizo_ gjithmone i guximshem @tirigjoci nje vokal unik @genc_tukici nderi i tradites @aldobardhi super novator @robertberishaofficial kengetar i vertete live @renisgjoka me timbrin e tij unik @devisxherahu me serenaten e tij melodike @wendimancaku nje potencial i vertete i te ardhmes Dhe vecanerisht @elifaramari dhe @stresi qe sduhet te mungonin ne finale! Sot i gjithe diskutimi i dites eshte perqendruar tek dy pretendentet, kur ne fakt duhet te ishte tek juria! Ndjej deytrimin e madh moral qe ate qe nuk e thashe dot ne skene deri ne fund te gares per secilin nga ju per tju trajtuar barazisht t’jua them ketu! Faleminderit shume qe ishit me skuadren e ketij produksioni kete vit! Keni qene te jashtezakonshem!?

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Kuptohet qartë që është një harresë e sajuar, pasi nëse do  kishte vend për falenderime, Arilenën  në mos  të parën të dytën apo të tretën, mund ta falenderonte edhe të fundit, që  më e pakta t’i uronte  edhe suksese për të garën e fortë të  Eurovizionit.

Kujtojmë që prezantuesja ka bërë  shumë reagime që prej perfundimit  të natës finale shumë postime dhe falje për humbjen e këngëtares së njohur, Elvana Gjata, duke mos kujtuar aspak  se është edhe një fituese nga ana tjetër që  meriton të falenderohet dhe t’i urohet suksese për trofeun  që rrëmbeu.

Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se  se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve.

Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu arilena ara arilena ara shpallet fituese alketa vejsiu arilena ara arilena ara shpallet fituese

Sondazh

Poll