“Ishte nji Festival i mrekullueshëm”, reagon Alberie Hadërgjonaj: Nuk ka juri, pikë e as kupë që më merr shpirtin tim
24 Dhjetor 2019, 08:54Nga DOSJA
TIRANË– Këngëtarja e njohur shqiptare, Alberie Hadërgjonaj ka reaguar për Festivalin e RTSH ku ajo edhe mori pjesë, në një nga postimet që ka bërë Alketa.
Ajo ka thënë se ka vite që ajo nuk merr atë që meriton, megjithatë ajo ka shtuar se pavarësisht të gjithave asgjë nuk e ka demoralizuar, pasi sipas saj nuk ka as juri e as pikë që i merr shpirtin e artistes.
“Kam shuuumë vite që perballem me pakënaqësira të momentit por nuk më ka demoralizuar kurrë opinioni i askujt sepse brenda meje buron art dhe emocion!Edhe kur i kam ngrejt ato kupa, përsëri nuk ndryshoi asgjë tek unë përveqse mbi komodin qëndron nji aksesor që përsëri ka vetëm nji vler.Mendoj që nji kupë nuk ja humb shkëlqimin asnji artisti dhe dot vazhdoj të mendoj kështu!Kënga “Jeta nuk është lodër” nuk u fut as në finale at vit por ajo këngë pas festivalit mori dhenë dhe do shkëqej përgjithmonë!Të vjen keq kur nuk mer vlërsimin që meriton por përsëri e përsëris Artisti bën art për shpirtin e vet dhe e ndan at pjes të shpirtit me të tjerë!Alketa ishte nji kënaqësi të isha aty me nji këngë të krijuar nga mjeshtrat me shuuumë dashuri&edhe të duartrokisja fituesit !Unë jam Albërije Hadërgjonaj që nuk ka juri as pikë e as kupë të ma marrë shpirtin tim që buron art ,dashuri dhe respek për të gjithë artistët shqipetarë Dhe për fund. Pavarsisht opinioneve ti je nji Edhe nji her Urime të gjithëve për fes 58 Ishte nji Festival i mrekullueshëm! Love you!”,– ka shkruar Alberija.
Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhenjë reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve.
Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.
A.C/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË-Moderatorja e njohur, Roza Lati është një ndër emrat më të ndjekur të shoëbizzit shqiptar. Roza e ka treguar edhe në intervista të tjera se përve&c...
TIRANË– Është ndarë nga jeta ditën e sotme gazetari dhe diplomati Myftar Nuhi Gjana. Ai do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 13:00. Gja...
TIRANË- Alketa Vejsiu ditën e djeshme pas shumë polemikash të krijuara për shkak të fitores që arriti të marr Arilena Ara, ka bërë një sërë postimesh ku...
TIRANË– Memorie.al publikon historinë e panjohur të tre vajzave gjermane, Elsa Koch, Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, sekretare dhe daktilografiste të K...
Tiranë-Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar, një ditë pas finales të Festivalit të Këngës Magjike, në të cilin nuk u zgjodh fituese.Në një postim në Instagram, El...
DashiKjo e martë do të nisë e qetë! Do të ketë rikuperime të ndjeshme sa i takon ndjenjave. Ka shumë mundësi që të keni një takim dashurie apo të sqaroheni me n...
TIRANË- Teatri Kombëtar ka reaguar pas përplasjes së aktorit Laert Vasili me aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në një reagim në Facebook, TK s...
TIRANË– Mesa duket nuk kanë fund polemikat për dyshen Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Ish-banori i Big Brother, Valer Kolnikaj me anë të një postimi në rr...
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca ka nisur punën për edicionin special të emisionit të saj “Shiko kush Luan”.Ajo ka posuar një foto, të cilën e ka shoqërua...