Politike

Të enjten Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Hungari, pritet pjesëmarrja e Ramës

Samiti i radhës ku do jenë të pranishëm liderët e 40 vendeve do të mbahet pas zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA.

4 Nëntor 2024, 21:06 Nga M.B
Të enjten Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Hungari, pritet
Edi Rama

HUNGARI- Kryeministri Edi Rama pritet të marrë pjesë më 7 nëntor në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Mësohet se ky samit do të mbahet në Budapest të Hungarisë. Samiti i radhës ku do jenë të pranishëm liderët e 40 vendeve do të mbahet pas zgjedhjes së presidentit të ri të SHBA.

Komuniteti Politik Evropian iniciative e presidentit francez Macron e ndërmmarrë në vitin 2022 është një forum pan-evropian, në përbërje më shumë se 40 krerë të shteteve edhe nga jashtë BE-së. Disa kritikë e konsiderojnë Komunitetin Politik Evropian si një mekanizëm që u ngrit për të ngadalësuar zgjerimin e shpejtë të BE-së duke mbajtur në dhomën e pritjes pa afat shtetet ballkanike, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

edi rama

Sondazh

Poll